Një person duke drejtuar veturën e tij e ka goditur një të mitur derisa ishte me trotinet.
Sipas raportit të policisë, thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 16:30 në rrugën “Fatmir Ukaj”, në Pejë.
Tutje në raport bëhet e ditur se si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është duke u trajtuar në spitalin e Pejës.
“I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e ka goditur viktimën mashkull kosovar (i mitur) derisa ishte me trotinet. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është duke u trajtuar në spitalin e Pejës ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar”, thuhet në raport.