Objektivat madhore për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll dhe garat evropiane ka bërë që Llapi ta nis furishëm merkaton verore.
Fituesit e Kupës së Kosovës para pak ditësh e zyrtarizuan transferimin e golashënuesit më të mirë në Superligë edicionin e kaluar, Gerhard Prognin.
Llapi është shumë afër edhe një tjetër transferimi në afatin kalimtar të verës.
Demokracia.com mëson nga burime të sigurta se Llapi është shumë afër marrëveshjes me portierin e talentuar, Agron Kolajn.
Siç mëson poetali, Llapi dhe portieri i Besës, Kolaj janë në bisedime të avancuara dhe marrëveshja është afër.
Kolaj te llapjanët pritet të jetë portier i dytë, pas largimit të kroatit, Marijan Coric, ngase Ilir Avdyli do të jetë titullar në radhët e skuadrës së Tahir Batatinës.