Pa shenja jete, është gjetur një person i moshës 67-70 vjeçare, në Podujevë, njofton policia. Sipas policisë, i njëjti është gjetur i shtrirë në dysheme.
Vdekjen e tij e kanë konstatuar edhe mjekët dhe trupi i tij është dërguar në obduksion në IML.
Policia bënë të ditur se rasti është duke u hetuar edhe më tej.
“Raportohet se është gjetur një person i moshës 65-70 vjeçare i shtrirë në tokë i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në IML. Rasti nën hetime”, njofton policia.