Fjoart Jonuzi do vijojë të jetë pjesë e Vllaznisë të paktën dhe për 1 sezon tjetër.
Gjithçka bëhet e ditur nga klubi nëpërmjet rrjeteve sociale, pasi më parë ishte shprehur interesi mes palëve për të vazhduar bashkëpunimin.
Kujtojmë se 25- vjeçari u bë pjesë e Vllaznisë fillimit e sezonit 2020/21, duke arritur të kthehet në pikë kyçe të mesfushës. Jonuzi ka luajtur më parë për Kukësin dhe Laçin në Shqipëri, ndërsa para Vllaznisë luajti për 1 sezon te Gjilani.
Postimi i Vllaznisë:
“KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur marrëveshjen me futbollistin Fjoart Jonuzi për të luajtur edhe për një sezon tjetër me skuadrën tonë. Klubi ka vlerësuar kontributin e dhënë nga lojtari në dy sezonet e fundit dhe si rrjedhojë ka shprehur dëshirën për ta patur sërish në rradhët e tij. Dëshira jonë ka gjetur edhe gatishmërinë e lojtarit për të vazhduar karrierën e tij i veshur kuqeblu edhe për një sezon të tretë, me qëllimin e qartë, për të arritur të tjera suksese me të”.