Klubi Futbollistik “Drita” ka zyrtarizuar një tjetër përforcim në afatin kalimtar të verës.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin, Leonat Vitijën i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare me gjilanasit.
Gazeta Enigma ka raportuar në mëngjesin e sotëm se palët ishin marrë vesh për të bashkëpunuar.
Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e Dritës në rrjetet sociale.
“Leonat Vitija 3 vite me Dritën. Talenti i Skenderbeut, Leonat Vitija qendërmbrojtës ka arritur marrëveshje tri vjeçare me klubin tonë. Kontrata u nënshkrua në prani të Drejtorit Sportiv z.Valon Zymberi, i cili i deshiroi mirëseardhje dhe suksese Leonatit te FC Drita”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Vitija për tri vite ishte pjesë e klubit të madh shqiptar, Skëndërbeu ku ka zhvilluar 67 ndeshje në kampionat dhe në garat e Kupës.
/Gazeta Enigma/