Irlanda e Veriut dhe Qipro kanë ndarë pikët në kuadër të grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve, grup në të cilin ndodhet edhe Kombëtarja e Kosovës.
Sfida u mbyll 2:2, me qipriotët që kishin avantazhin prej dy golave të realizuar në minutat 32 dhe 51 nga autori Kakoullis.
Irlandezoveriorët nga humbja shpëtuan falë golave të McNair në minutën e 71-të dhe Evans me golin e minutës së katërt shtesë.
Greqia është në vendin e parë me 9 pikë, tri më shumë se Kosova para sfidës së sotme.
Irlanda e Veriut ka dy pikë, aq sa ka grumbulluar edhe Qipro që mbyll grupin.