Në ndeshjen mes Greqisë dhe Kosovës kanë kaluar rreth 60 minuta.
Pas 60 minutash, rezultati vazhdon të jetë 0:0.
Kosova po e zhvillon sonte ndeshjen e fundit për muajin qershor në Ligën e Kombeve.
Po vazhdojnë tensionet në Volos, ku po zhvillohet ndeshja në mes të Greqisë dhe Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve.
Gjatë pjesës së parë, disa tifozë grekë kanë gjuajtur me shishe drejt atyre të Kosovës.
Siç mëson Insajderi, dy tifoza të Kosovës kanë pësuar lëndime nga sulmet e grekëve.
Tifozët grek kanë hyrë nga një pjesë tjetër për t’i sulmuar tifozët e Kosovës.
Në anën tjetër, Policia në vend se t’i ndal tifozët që po sulmojnë po bëjnë presion ndaj “Dardanëve” duke u futur madje në pjesën e tyre.
Në Volos, Kosova është mysafire e Greqisë në stadiumin “Panthessaliko”.
Ndryshe, kjo ndeshje është e vlefshme për grupin 2 të Ligës C të Kombeve.