Mbi 1 mijë raste të lisë së majmunëve janë zbuluar tani në botë dhe ekspertët kanë paralajmëruar se rreziku i infeksionit është shumë real.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se rreziku që virusi të bëhet joendemik në disa vende ka filluar të materializohet.
Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se rritja e rasteve ishte qartësisht shqetësuese, raporton The Sun.
“Rreziku i përhapjes së lisë së majmunëve në vendet joendemike është real. Më shumë se 1 mijë raste të konfirmuara të lisë së majmunëve janë raportuar tani në OBSH nga 29 vende që nuk janë endemike të sëmundjes. Deri më tani në këto vende nuk është raportuar asnjë vdekje”, u shpreh ai.
Mjekët nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar thanë se çdokush mund të sëmuret nga lija e majmunit, veçanërisht nëse keni pasur kontakt të ngushtë, duke përfshirë kontaktin seksual, me një individ me simptoma.