Një 22 vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali. Ai dyshohet se e kishte përdhunuar një 20 vjeçare.
Rasti kishte ndodhur rreth orës 4:00 të mëngjesit mes së shtunës dhe të dielës.
Të dy me banim më zonën e quajtur Pesarese.
Ata ishin takuar në një klub në Cattolica, Malindi Beach Cafe, në zonën e plazhit, shkruan Abcnews.al përcjell Klankosova.tv.
I riu shqiptar e kishte bindur 20-vjeçaren të largohej nga klubi.
Ajo kishte pranuar dhe të dy kishin shkuar në një parking afër lokalit, jo shumë larg shezlongeve dhe çadrave.
Siç raportojnë mediet 22-vjeçari e kishte tërhequr vajzën me forcë në një vend të pandriçuara.
20-vjeçarja tha se e kishte ndjerë vetën si e paralizuar.
“Iu luta të ndalonte, ai nuk kishte mëshirë, isha si e ngurtësuar”, thotë ajo.
Shqiptari e kishte shtyrë në një cep me ndriçim të dobët, e kishte hedhur në tokë dhe e përdhunuar.
Në një moment vajza arriti të shpëtonte dhe telefonoi miqtë e saj.
“I thashë ndalo, ndoshta ishte i dehur”, shtoi ajo.
Miqtë e vajzës dhe shokët e shqiptarit ishin grindur mes vete në vendin e ngjarjes.
22 vjeçari shqiptar ndodhet në burgun e Riminit, ku në fillim të javës së ardhshme do të mbahet seanca e vlefshmërisë para gjykatësit hetues.