Sipas policisë lokale nëntë persona janë arrestuar në Kinë pas një sulmi ndaj katër grave në qytetin verior të Tangshan të premten.
Pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë skena nga incidenti u postuan në mediat sociale të premten, duke shkaktuar zemërim kombëtar dhe duke ngjallur diskutime në internet për sigurinë dhe të drejtat e grave në Kinë.
Në një deklaratë tjetër të lëshuar të premten, policia e Tangshan tha se dy gra ishin dërguar në spital pasi u sulmuan dhe ishin në gjendje të qëndrueshme, ndërsa dy gra të tjera pësuan lëndime të lehta.
Të shtunën, policia lokale dërgoi një përditësim duke thënë se ka arrestuar të nëntë të dyshuarit, duke përfshirë shtatë burra dhe dy shoqërueset e tyre femra. Përditësimi tha se dy viktimat femra që kishin pësuar lëndime jo të rrezikshme për jetën po trajtoheshin në spital dhe ishin në gjendje të qëndrueshme, raporton CNN.
Incidenti u diskutua gjerësisht në mediat sociale kineze gjatë fundjavës dhe shkaktoi zemërim publik në vend. Disa njerëz në internet po vënë në pikëpyetje sigurinë e grave në Kinë, ndërsa të tjerë po diskutojnë dhunën sistematike ndaj grave në vend.
Autoritetet provinciale urdhëruan që hetimi penal i këtij rasti të zhvendosej në Langfang, një qytet i veçantë në provincën Hebei.