Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, është liruar nga spitali pas një ndërhyrje kirurgjike që kishte pasur të premten.
Sipas njoftimit të MSH-së ai është në gjendje të mirë shëndetësore.
Latifi ka falënderuar stafin e QKUK-së dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë besim në përkushtimin dhe profesionalizmin e personelit në QKUK dhe spitaleve tjera në vend.
“Pas ndërhyrjes që ministri Latifi ka pasur në orët e para të mëngjesit ditën e premte, ai është liruar në shtëpi ditën e diel në gjendje të mirë shëndetësore dhe pret që sa më parë t’u kthehet aktiviteteve të tij në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.Duke shprehur falënderimin e tij, Ministri Latifi shpreh në të njëjtën kohë mbështetjen dhe përkushtimin për fuqizimin e shërbimeve shëndetësore të sektorit publik në vend dhe u bën thirrje qytetarëve që të kenë besim të plotë në përkushtimin dhe profesionalizimin e personelit të QKUK-së dhe spitaleve të tjera në vend”, thuhet në njoftimin e MSH-së.