Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se futbollistët e Kosovës dhanë gjithçka që patën në ndeshjen me Greqinë.
Kurti në reagimin e tij tha se pavarësisht mungesave të futbollistëve, ekipi e sfidoi kundërshtarin deri në minutin e fundit.
Ai theksoi që nga tani duhet të nisin përgatitjet për ndeshjen e ardhshme, për fitoren e radhës.
“Pavarësisht disa mungesave të rëndësishme, sfiduam deri në minutin e fundit. Veçanërisht në minutat e fundit kur barazimi dukej më afër se sa humbja. Lojtarët dhanë gjithçka çka patën, dhe kjo për tifozët është më e rëndësishmja”-tha Kurti.
“Le të fillojmë përgatitjet që tash për ndeshjen e ardhshme, për fitoren e radhës”.
Mbrëmë Kosova e ka humbur ndeshjen përball Greqisë me rezultat 2:0, duke humbur kështu mundësinë të marrë pozitën e parë në grupin e 2-të të Ligës C të Nations League.