ZYRTARE: Donat Hasanaj i bashkohet Ferizajt

ZYRTARE: Donat Hasanaj i bashkohet Ferizajt

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Donat Hasanaj është përforcimi më i ri i skuadrës së Ferizajt për sezonin 2022/23. Ferizaj të hënën e ka zyrtarizuar Hasanajn, i cili ka firmosur kontratë njëvjeçare.

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e ri Donat Hasanaj. Hasanaj ishte pjesë e KF Dukagjinit nga Klina në sezonin vjeshtor, ku pati paraqitje mjaftë të mira, ndërsa më parë ishte pjesë e FC Prishtinës, KF Flamurtarit dhe KF Drita”, thuhet në njoftimin e klubit në Facebook.

Hasanaj është përforcimi i shtatë i Ferizajt deri më tani. Më herët këtij ekipi që është kthyer në Superligë për sezonin e ri, i janë bashkuar edhe Astrit Fazliu, Bujar Shabani, Leutrim Rexhepi, Betim Haxhimusa e Edon Sadriu.

Related Articles