Është arrestuar një person pasi i njëjti në cilësi të zyrtarit komunal u ka marrë para disa personave, duke u premtuar se do të marrin subvencione nga komuna.
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Tutje, në njoftim thuhet se në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në cilësi të zyrtarit komunal u ka marrë para viktimave meshkuj kosovarë, duke u premtuar se do tu ndihmonte të plotësonin dokumentet dhe të merrnin subvencione nga komuna. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.