Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të rritur atmosferik. Kjo situatë barike do të krijoj kushte për mot të mirë, të kthjellët dhe me shumë orë me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-28 gradë Celsius.
Indeksi UV në këto dy ditë të ardhshme parashihet të jetë në vlera të larta, pasi që rrezet e diellit do të jenë prezent pothuaj gjatë gjithë ditës.
Sa i përket kushteve agrometeorologjike dhe biometeorologjike, do të jenë të mira, falë aktivitetit të mirë të elementeve dhe dukurive meteorologjike që ishin prezent ditëve të fundit.