Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, të mërkurën do të jetë për një vizitë në Kosovë.
Varhelyi pritet të takohet me liderët shtetërorë, ndërsa temë diskutimi do të jetë menaxhimi i pandemisë dhe vaksinimi anti COVID-19.
Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi gjatë kësaj jave ka vizituar shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë të martën pasdite pranoi pjesën e parë nga gjithsej 95.000 doza të vaksinave, të cilat Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinimin kundër COVID-19, vaksina këto të cilat do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë.