Fëmijët e lindur në rajonin Kherson të Ukrainës që nga 24 shkurti do të marrin automatikisht shtetësinë ruse, sipas një deklarate nga një zyrtar.
Vendimi është bërë i ditur nga Kirill Stremousov, nënkryetari i administratës ushtarako-civile të imponuar nga Rusia në rajonin e pushtuar Kherson.
“Fëmijët e lindur pas 24 shkurtit në rajonin Kherson do të marrin automatikisht shtetësinë e Federatës Ruse. Plus, jetimët gjithashtu do të regjistrohen si shtetas të Federatës Ruse”, tha ai për agjencinë e lajmeve ruse RIA Novosti.
Stremousov dje pohoi se mijëra qytetarë në territorin e pushtuar po aplikonin për nënshtetësinë ruse.
Ukraina ka akuzuar vazhdimisht Rusinë për rrëmbimin e fëmijëve nga territori i saj dhe transferimin e tyre në Rusi.