Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka reaguar për protestën e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila po zhvillohet para objektit të Kuvendit të Kosovës.
Nga zyra e BE-së, kanë deklaruar se e drejta e tubimit paqësor garantohet me ligj dhe se duke njohur të drejtën për protestë kanë bërë thirrje që protestuesit të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për ruajtjen e rendit.
“E drejta për tubim paqësor garantohet me ligjin ndërkombëtar dhe të Kosovës. Duke njohur të drejtën për të protestuar, u bëjmë thirrje të gjithë protestuesve në Kosovë sot që të përmbahen nga çdo formë dhune dhe të bashkëpunojnë me Policinë për ruajtjen e rendit publik, derisa dëgjohet zëri i tyre”, thuhet në reagim.
Ndryshe veteranët e luftës prej disa orësh po vazhdojnë të protestojnë në kundërshtim të projektligjit për pagën minimale, në të cilën nuk janë përfshirë këta të fundit.
The right to peaceful gathering is guaranteed by international & Kosovo law. While recognizing the right to protest, we call on all protesters in ???????? today to refrain from any form of violence & cooperate with the Police to maintain public order while having their voices heard.— European Union Kosovo (@EUKosovo) June 16, 2022