Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në foltorën e Kuvendit sa i përket protestës së veteranëve të UÇK-së, derisa këta të fundit kërkojnë rritjen e pensioneve.
Kurti tha se është i interesuar të bashkëpunojë me organizatat dala nga lufta, por që sipas tij numri I veteranëve të luftës është i fryer.
“Numri i veteranëve të luftës është i fryer, sepse është e pavërtetë të konsiderohet një numër i tillë edhe për librat tonë të historisë dhe brezat e ardhshëm”, tha Kurti ku thekson se askush nuk ka nevojë ta fryejë numrin.
Ai mes tjerash thotë se nuk duan ta mashtrojnë askënd, derisa sipas tij duhet të iu përmbahen të vërtetës.
Kurti thekson se nuk është respekt dhe dinjitet paga minimale për veteranët, por që sipas tij paga jepet për punën që e bënë.
“Ka pasur e ende ka në Kosovë që e kanë pagën më të ulët se pagën minimale.Synojmë ta rrisim pagën minimale, por i gjithë tatimi për pagën minimale hiqet.Unë jam për dialog dhe jam për të diskutuar për organizatat e dala nga lufta dhe veteranët”, tha Kurti. “Unë besoj që ata janë përfaqësues të protestës dhe jo një deputet i opozitës. Unë jam interesuar që ti takojë krerët e OVL-së. Ky është qëndrimi shumë i saktë i imi, është gabim që të ndërpritet seanca. Unë nuk po shkojnë në Maqedoni Veriore për ti takuar veteranët”, shtoi ai.
Ai shton se është i interesuar vetëm për dialog dhe të bashkëpunojë me këto organizata, por duke e ditur numrin e vërtetë.
Kryeministri thotë se Qeveria e Kosovës me politikat e saj ka shprehur mirënjohjen e thellë për të gjithë ata që kanë kontribuar për çlirimin e vendit.