Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, sërish ka kritikuar Qeverinë Kurti për pagesën e energjisë elektrike për serbët në veri të vendit.
Tahiri thotë se Albin Kurti dhe Vetëvendosja kanë qenë të ashpër ndaj pagesës së rrymës së papaguar të qytetarëve serb, ndërsa tani sipas tij qeveria Kurti nuk i sheh si problem pagesën prej 11 milionë eurosh të faturave të papaguara.
Ai madje ka thënë se kjo qeveri e ka për qëllim përbaltjen e UÇK-së, derisa amniston makro zhvatjen e vërtetë të parave të taksapaguesve kosovarë.
“Nëse ka diçka të paligjshme e të pavend, është shpenzimi i 11 milion eurove për pagesën e rrymës së shpenzuar nga serbët në veri të vendit, sepse për të jo vetëm që nuk ka ligj, por ka edhe vendim gjyqësor që e shpallë të jashtëligjshme. Por ligjshmëria nuk është qëllimi i Kurtit. Përbaltja e UÇK-së, po”, ka shkruar Tahiri.
/Gazeta Enigma/.