Kadri Veseli kthehet në Hagë

Kadri Veseli kthehet në Hagë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është nisur drejt Hagës.

Në video, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, shihet se nën përcjelljen e forcave të Policisë së EULEX-it, është nisur drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, prej ku do të udhëtojë në Holandë.

Ndryshe, Veselit i ishte lejuar nga Gjykata Speciale që të kthehet përkohësisht në Kosovë për ta vizituar babain e tij, që është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Related Articles