Drejtori gjeneral në Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka treguar se aeroplani me të cilin ai po udhëtonte nga Mynheni për Prishtinë, është detyruar të aterojë në Shkup, pas alarmit për bombë në aeroport.
Siç tregoi Kelmendi, përgjegjësit e aeroportit kanë thënë se ka alarme për bomba edhe brenda disa aeroplanëve, dhe për këtë arsye nuk po i lënë të largohen nga aeroplani, duke i mbajtur brenda.
Policia maqedonase ka hyrë për të kontrolluar aeroplanin, tregoi autori i emisionit Rubikon në Klan Kosova.
Alarm per bombe ne aeroportin e Pr. Aeroplani me te cilin erdhem prej Munihut aterroi ne Shkup. Tash na tha piloti qe ka lajmerim se edhe ne disa aeroplane mundet me pase bombe. Nuk po na lejojne me dale jashte aeroplanit. Po hyn tash policia maqedonase me e kontrollu aeroplanin.— Adriatik Kelmendi (@adriatikk) June 16, 2022