Formohet Grupi Punues për raportin financiar të RTK-së

Formohet Grupi Punues për raportin financiar të RTK-së

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka formuar Grupin Punues për përcaktimin e formatit të raportit financiar të RTK-së.

Kryetari i Komisionit Armend Muja, tha se Grupi Punues mund të ketë edhe anëtarë edhe palë të tjera të interesit.

“Grupi Punues kandidatin e vet do të ia propozojë Komisionit. Nëse mendoni se duhet të ketë edhe palë të tjera në proces a ka vullnetar që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij grupi”, tha Muja.

“Yllza Hoti, Visar Korenica, Verica Ceranic. Në rast se Avdullah Hotin, refuzon mund të shqyrtojmë se anëtare mund të jetë edhe Duda Balje. Mandati kohor i këtij Grupi Punues nuk duhet t’i kalojë 30 ditë”, ka shtuar ai.

Ndërsa, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka propozuar që Mërgim Lushtaku të jetë anëtar i grupit, ndërsa Pal Lekaj ka propozuar ish-kryeministrin Avdullah Hoti.

Related Articles