Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar në Facebook një fotografi me dy yje të estradës, këngëtarët Noizy dhe Loredana.
Në fotografinë e përbashkët me ta, shihen edhe fëmijët e Haradinajt.
Dy këngëtarët, ish-kryeministri i ka quajtur miq të veçantë.
“Me miq të veçantë”, ka shkruar ai.