Gjilani zhvillon këtë të mërkurë (5 Maj) njërën nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni, ani pse prej javësh ka mbetur pa objektiva. “Kuqebardhët” luajnë përballë rivalit të përbetuar Dritës dhe synojnë që ta ndalin drejt marshit të titullit kampion.
Vështirësi të mëdha për stafin teknik të gjilanasve që po përballen me mungesa shumë të mëdha për shkak të futbollistëve të lënduar.
Edhe për këtë takim nuk do të jenë në dispozicion mbrojtësi Ivan Fustar, mesfushori Keita Aziz dhe sulmuesit Keita Razak, Darko Nikaç dhe Tomislav Busiç.
Gjilanasit tashmë e kanë publikuar listën e futbollistëve të ftuar për takimin ndaj Dritës:
Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Dritës do të zhvillohet nga ora 15:00. Ky pritet të jetë takimi i katërt sezonal ndërmjet këtyre dy skuadrave këtë edicion.