Ish bashkpartiaku i kryeministrit Albin Kurti, Frashër Krasniqi e ka kritikuar atë, pasi, ky i fundit i doli në mbrojtje kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvallës, raporton “Gazeta Enigma”.
Krasniqi përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se me këtë reagim, Albin Kurti ka treguar se nuk është vetëm Donika Gërvalla por e gjithë qeveria Kurti është Anti UÇK.
“Albin Kurti sapo tregoi që nuk është vetëm Donika Gërvalla. Është qeveria Kurti, qeveri anti-UÇK. Prandaj i doli në mbrojtje Donika Gërvallës”, ka thënë ai./Gazeta Enigma