Një person në Graçanicë ka raportuar në polici se në pronën e tij prej katër hektarësh të mbjellura me misër ka vërejtur se ka disa bimë, për të cilat ai dyshonte se janë narkotikë.
Pas daljes së policisë në vendin e ngjarjes u konstatua se bëhej fjalë për substancë narkotike të llojit kanabis.
Sipas policisë ky rast ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Një mashkull kosovar ka raportuar se në pronën e tij prej katër hektarësh të mbjellura me misër ka vërejtur disa bimë që dyshohet të jenë narkotikë. Njësit relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për substancë të dyshuar të llojit kanabis. Rasti në procedurë”, bënë të ditur policia.