Rusia ka thënë se ofensiva e saj kundër Sievierodentsk në Ukrainën lindore është duke u zhvilluar me sukses, pasi mori nën kontroll një lagje në periferi të qytetit.
“Ofensiva në drejtimin e Sievierodonetsk po zhvillohet me sukses”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov në një deklaratë.
Ai tha se vendbanimi i Metyolkine, në periferinë lindore të qytetit, ishte marrë.
“Forcat e armatosura të Federatës Ruse vazhdojnë të godasin objektivat ushtarake në territorin e Ukrainës”, tha ai.
Konashenkov tha se raketat e lundrimit me rreze të gjatë Kalibr, goditën një qendër komandimi në rajonin e Dnipropetrovsk, duke vrarë gjeneralë dhe oficerë ukrainas, duke përfshirë edhe nga shtabi i përgjithshëm.