Sot rreth orës 15:30 një person i moshës 45-vjeçare ka humbur jetën si shkak i një vet aksidenti në rrugën Gjilan-Prishtinë afër fshatit Parallovë në komunën e Novoberdës.
Rastin për Gazeta Enigmën e konfirmuar dhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Vet aksident me fatalitet. Ju njoftojmë se me datën 19.06.2022 rreth orës 15:31, kemi pranuar një informatë për një rast aksident trafiku me lëndime në rrugën Gjilan – Prishtinë në fshatin Parallovë komuna Novobërde . Policia e Kosovës njësiti i Komunikacionit rrugor ka arrit me urgjencë në vend të ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se bëhet fjalë për vet aksident ku i involvuar është një kamion për transport të druve ( i cili ka dalë nga rruga për shkaqe tani te panjohura). Drejtuesi i mjetit shqiptar shtetas i Kosovës (1977) ka pësuar lëndime të rënda trupore I cili edhe përkundër ndihmës së mjekëve si pasoj e lëndimeve në vet aksident ka ndërruar jetë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML. Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga ana e Policisë së Kosovës trafiku rajonal në Gjilan”, thuhet në njoftim.
/Gazeta Enigma/