Të paktën 250 persona humbën jetën në një tërmet me magnitudë 6.1 që tronditi provincën Paktika në Afganistanin lindor, raporton BBC.
Shumica e viktimave u regjistruan në Paktika, ku 100 njerëz u vranë dhe 250 u plagosën, tha Muhammad Nasim Hakani, kreu i shërbimeve të urgjencës së talebanëve.
Ai tha se kishte viktima edhe në provincat lindore të Nangarhar dhe Kost.
Tërmeti preku një zonë me popullsi të dendur në kufirin midis Afganistanit dhe Pakistanit dhe u ndje në një rreze prej 500 kilometrash.
Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, tërmeti është ndjerë në Afganistan, Pakistan dhe Indi.
1/2 #BREAKING: The number of martyrs in Barmal, Ziruk, Naka and Gyan districts of #Paktika province has risen to 255 and the number of martyrs has reached 155.
Disadvantaged humanitarian organizations in the province should provide emergency assistance to the region pic.twitter.com/Qcj4BVkpCx— Abdul Wahid Rayan، عبدالواحد ریان (@AWahidRayan1) June 22, 2022