Qeveria pritet të vendosë sot për rregullimin e çmimeve të derivateve të naftës

Qeveria pritet të vendosë sot për rregullimin e çmimeve të derivateve të naftës

Qeveria e Kosovës pritet të vendosë në mbledhjen e sotme për rregullimin e çmimeve të derivateve të naftës.

Sipas rendit të ditës që është publikuar në media, një prej pikave të mbledhjes së sotme të ekzekutivit është edhe “Shqyrtimi i Projekt-udhëzimit Administrativ për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtritshme dhe Masat e tjera Mbrojtëse (MINT).”

Shoqata e Naftëtarëve ka dalë kundër vendimit të paralajmëruar të Qeverisë për rregullimin e çmimeve të derivateve në vend, sipas së cilit parashihen kufizime në fitimet e naftëtarëve.

Në një letër që kreu i naftëtarëve, Fadil Berjani ua ka dërguar kryeministrit Albin Kurti dhe miistrave ka kërkuar ulje të akcizës dhe TVSH’së për produktet e naftës. Ka paralajmëruar edhe mbyllje të pompave të derivateve në gjithë vendin, nëse kërkesat e tyre a’merren parasysh. /Gazeta Enigma/

Related Articles