Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i ka bërë thirrje të kuvendit që të mos aprovojnë propozimin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.
Sipas kësaj ode të mundësuarit e tërheqjes së kursimeve pensionale nuk duhet të jetë përgjigje në sfidat aktuale ekonomiko-sociale të vendit.
“Oda Amerikane thekson se pavarësisht autoritetit të tyre, deputetët e Kuvendit të Republikës kanë përgjegjësi që të nxjerrin politika të cilat garantojnë dhe përmirësojnë në mënyrë të vazhdueshme mirëqenien e qytetarëve, prandaj nuk mbështet nismat të cilat gërryejnë perspektivën për jetë të dinjitetshme pas moshës së pensionimit”, thuhet në kumtesë.
Më tej përmendet një program si masë monetare e fiskale, që sipas tyre do të adresonte sfidat aktuale për t’ua lehtësuar jetesën e qytetarëve./Gazeta Enigma/