Stadiumi “Fadil Vokrri” në të ardhmen pritet të ketë një dukje të re duke qenë se po zhvillohen planet për rritjen e kapacitetit të tij.
Projekti i Federatës së Futbollit të Kosovës për rritjen e stadiumit në qytetin e Prishtinës, tashmë kanë marrë formë.
Kështu ka treguar kreu i FFK-së, Agim Ademi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
Ai i ka shpërndarë disa fotografi me përshkrimin: “Projekti i FFK-së për rritjen e kapacitetit të stadiumit ‘Fadil Vokrri’”.
Ndërsa në një publikim të mëparshëm, shkruante: Të gatshëm për projektin e rritjes së kapacitetit të stadiumit ‘Fadil Vokrri’ për 8000 ulëse”.
“Presim përgjigjen nga institucionet lokale e qendrore për ta nisur realizimin e këtij projekti të rëndësishëm e të domosdoshëm”.