Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka vizituar stadiumin “Demush Mavraj’ në Istog e cila nuk është në gjendje të mirë.
Ademi ka bërë të ditur se ka biseduar me zyrtarët e klubit që t’i bëhet zgjedhje fushës së rënduar.
Ai po ashtu i ka bërë thirrje kryetarit të kësaj komune, Ilir Ferati që t’i përshpejtojë procesin e punëve në stadium.
“Sot e vizitova edhe stadiumin “Demush Mavraj” në Istog, fusha e të cilit nuk është në gjendje të mirë. Me zyrtarët e klubit diskutova për mundësitë që të bëhet zgjidhje për këtë çështje sa më shpejt, në mënyrë që ky stadium të jetë i gatshëm për fillimin e garave në edicionin e ri.
Me këtë rast lus kryetarin e komunës së Istogut, Ilir Ferati, që të shpejtojë me procesin e punëve në stadium, në mënyrë që të kemi ambiente sa më të bukura dhe të përshtatshme për klubin dhe rininë e kësaj komune”, ka shkruar Agim Ademi./GAZETA ENIGMA/