Ambasadori gjerman për “Ballkanin e Hapur”: Nuk po duket të jetë iniciativë gjithëpërfshirëse

Ambasadori gjerman për “Ballkanin e Hapur”: Nuk po duket të jetë iniciativë gjithëpërfshirëse

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka folur për temat aktuale për Kosovën në emisionin “Kallxo Përnime”.

Rohde ka thënë se kancelari gjerman po e promovon Procesin e Berlinit sepse e kanë filluar ata.

Ai shton se nuk do të kritikojnë shtetet që duan të fuqizojnë bashkëpunimin rajonal përmes iniciativës së “Ballkanit të Hapur”.

Por ngrit pyetjen nëse do të jetë ajo iniciativë gjithëpërfshirëse, sepse siç tha ai, “për momentin kjo nuk po duket e tillë sepse janë disa vende që nuk janë pjesë e Ballkanit të Hapur”.

Related Articles