Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, vuri në dukje sot, para Samitit të BE-së, se Unioni është para një moment vendimtar, gjeopolitikisht i rëndësishëm, pasi vendimet do të merren në favor të stabilitetit dhe prosperitetit.
Presidenti i Këshillit Evropian, thekson se të gjitha përpjekjet që Bosnje Hercegovina ka bërë në rrugën e saj drejt BE-së kanë pasur efekte pozitive në uljen e tensioneve dhe se BE-ja do të bëjë gjithçka që institucionet e vendit të funksionojnë.
Ai shprehu besimin se një vendim për statusin e kandidatëve për Ukrainën dhe Moldavinë do të merret në Samitin e BE-së, si dhe një perspektivë e qartë evropiane për këto dy vende dhe Gjeorgjinë.