Në Kuvendin e Kosovës sot pati deklarime të shumta lidhur me propozimin për ndryshimet në projektligjin e fondeve pensioanle.
Me këtë rast, kryeministri, Albin Kurti, ka deklaruar se kriza energjetike dhe implikimet për tregjet ndërkombëtar nga lufta në Ukrainë kanë shtirë ndikimin në Kosovë.
Ndikimi më i madh është ngritja e çmimeve për një sërë artikujsh, si për produkte ushqimore , shërbime transporti, por edhe energji.
Por ajo çfarë bie në sy në deklarimin e kryeministrit Kurti është se ai pati deklarimin e njëjtë që ka patur më 1 qershor të këtij viti.
Gjatë sancës së kësaj dite, Kurti është deklaruar njësoj, pa ndryshuar as edhe një fjalë, e ngjashëm edhe sot.
Kryeministri Kurti deklaroi fuqishëm se vazhdojnë të kundërshtoj fuqishëm tërheqjen e Trustit.
Ai tha se janë pikërisht opozita ata që kanë sjellë këtë propozim në Kuvend, e që po keqpërdoronin rrjetin medial për të manipuluar opinionin si për përmasat e krizës, edhe për tërheqjen si zgjidhje.
“Po manipulojnë me konceptin e varfërisë ku nuk bëjnë pjesë vetë, e për të arritur qëllimet e tyre personale.Buxheti i vitit 2028. Është buxhet i yni edhe mjetet në Trust janë tonat por buxheti për vitin 2028 është për atë vit e jo për 2022. Njësoj edhe pensionet nuk janë për tash, por ku të plakemi e të hyjmë në pleqëri.E një problem të përkohshëm tani nuk mund ta zgjidhim me rrënim të së ardhmes tonë. S’mund të lejojmë të humbin të ardhmen, e të mos fitojmë të tashmen. Në periudha kohore kur vendi ballafaquat me inflacion të lartë, është e zakonshme që në diskutim të vendoset edhe tema e pensioneve, edhe përfitimeve pensional, por i gjithë debati ka karakter të kundër sepse ato fokusohen në dëmin që inflacioni i shkakton mbledhjes së pensioneve. Në keqësimin e benefiteve personale.”, tha Kurti.
Kryeministri theksoi se as shtetet me nivelin minimal të seriozitetit nuk diskutojnë për rrënimin e institucionit afatgjatë.
“Ato mjete janë të qytetarëve, por ato vihen në dispozicion jo në bazë të politikave individuale, por nga mosha e arritur. Buxheti i Republikës së Kosovës pas gjashtë viteve është i qytetarëve, por s’mund të harxhohet sot për problemet e sotme. Ngjashëm është edhe me Trustin. Mbase jemi brezi i parë që mund të ketë pleqëri të dinjitetshme, nëse këtë e rrënojmë qysh sot me një problem afatshkurtër, me panika të paqena atëherë edhe brezi ynë po e humbet këtë që kemi krijuar bashkë. Nisma për tërheqjen e parave të Trustit, nuk është e rastësishme që ka ardhur nga një deputet i opozitës i cili ka thënë se “Po të donte FMN-ja do të na jepte mjete ti shpërndanim për qytetarët e s’do ti preknim mjetet e fondit”.
‘Ja pra kush po merret me financa e makroekonomi tek ne. Pasojat e të cilit s’kemi pse t’i bartim ne të tjerët, por veç ai person. Jo të fusim xhepin në moshën tonë të shtyrë, në mënyrë që ta humbim pleqërinë e moshën e shtyrë, e të mos rregullojmë asgjë në të tashmen. Të dashur qytetarë, pra nga deputeti i opozitës është niveli i profesionalizimit të kësaj kërkese. Ky është niveli i argumentimit dhe seriozitet tek sponsorizuesit e këtij ligji. Dikush që me kaq lehtësi propozon tërheqjen e 30% nga Trusti e ka shumë të lehtë që nesër të votojë që këto mjete të kalojnë në tender asfalti. Po duna që edhe ato pak të mira që ekzistojnë t’i rrënojnë.”, shtoi Kurti, transmeton lajmi.net.
Sipas kryeministrit Kurti, kjo nismë ka bërë që edhe deputet nga LDK e AAK të rreshtohen prapa këtij propozimi.
“Ndoshta me arsye të llojllojshme e me shpresa të njëjta. Ata e dinë sa e rrezikshme është tërheqja e këtyre mjeteve, e shpresojnë që të mos kalojë ky ligj”.
I pari i Qeverisë Kurti tha se nismëtari nga opozita ka deklaruar se kanë përkrahje edhe të Listës Serbe për këtë.
“Andaj ne nuk kemi se si e mbështesim një nismë të tillë e kur e kemi kundërshtuar herën e parë, tërheqjen e 10% të Trustit, e kemi thënë qartë: Jemi kundër sepse e dimë se hapet dera për më shumë e ja ku jemi sot. Janë tërhequr 10% që të tërheqin 30%, më pas 50% e më pas të mbetemi me asgjë.”, tha ai.