Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili në seancën e sotme të Kuvendit ritheksoi qëndrimin e Qeverisë kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti.
Në replikën e tij, Tahiri e quajti Kurtin mjeshtër të manipulimit të opinionit publik.
Shefi i deputetëve të AAK-së po ashtu i kërkoi kreut të ekzekutivit që të qetësohet, pasi siç tha, po sjell tension dhe nervozizëm në Kuvend për shkak të problemeve që i ka në qeverisjen e vendit.
“Kryeministër, fillimisht qetësohu. Sepse po na e sjell tensionin dhe nervozizmin në Kuvend për shkak të problemeve që i ka në qeverisje. Deputeti është i zgjedhuri i popullit dhe Kurti duhet të ketë respekt për të”, deklaroi Tahiri para deputetëve.