Nënkryari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Kosova ka humbur një artiste të madhe, Vjosa Berishën, e cila vdiq sot.
Lajmin për vdekjen e regjisores Vjosa Berisha e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj.
Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova do të ndjejë mungesën e një njeriu kaq punëtor e energjik si ishte Vjosa.
“I trishtuar për vdekjen e Vjosa Berishës! Ngushëllime familjes e gjithë komunitetit të artistëve! Kosova do të ndjejë mungesën e një njeriu kaq punëtor e energjik si ishte Vjosa”, ka shkruar ai.