Osmani takohet me Kancelarin e Austrisë, merr mbështetje për liberalizimin e vizave

Osmani takohet me Kancelarin e Austrisë, merr mbështetje për liberalizimin e vizave

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, me të cilin ka biseduar për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Gjatë takimit me kancelarin e Austrisë, Osmani ka falënderuar atë për mbështetjen e qartë të Austrisë pro liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Austria po luan rol të rëndësishëm për ta çuar përpara procesin e integrimit të Kosovës dhe vendeve demokratike të Ballkanit Perëndimor. Ne mbesim të përkushtuar në rrugëtimin tonë evropian”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Osmani po realizon takime me krerët e shteteve anëtare të BE-së në Bruksel, pas takimit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Related Articles