Egzon Qerimi i ka dhënë fund aventurës së tij te klubi nga Lipjani, Ulpiana.
Qerimi që e barti shiritin e kapitenit te Ulpiana edicionin e fundit ka njoftuar largimin e tij nga klubi lipjanas.
Tashmë, futbollisti në fjalë është bërë me klub të ri.
FrontOnline mëson se Qerimi do t’i bashkohet Dukagjinit të Klinës.
Burimet e portalit bëjnë me dije se marrëveshja është mbyllur dhe se së shpejti do të bëhet zyrtarizimi.
Qerimi edicionin e fundit ishte ndër futbollistët më të vlerësuar te Ulpiana. Pesë gola dhe pesë asistime ishte bilanci i tij me fanellën “bardhekaltër”.