Okan Buruk është emëruar trajner i Galatasarayt, i cili dëshiron të hyjë në sezonin e ri në Superligë me një ekip ambicioz.
Puna e transferimeve vazhdon intensivisht te klubi verdhekuqe dhe tashmë kanë disa shënjestra.
Vedat Muriqi ishte një nga emrat në listën e Galatasarayt, i cili dëshironte të përforconte vijën e sulmit.
Deklarata e shkurtër ka ardhur nga reprezentuesi i Kosovës, emri i të cilit është lidhur për një kohë me gjigantin turk. “Ka disa skuadra të interesuara si nga jashtë ashtu edhe nga Turqia. Pse të mos kthehem në Turqi?”, ishte përgjigja e shkurtër e Muriqit.
Sulmuesi shqiptar tashmë e ka dëshmuar veten në Superligën e Turqisë, pasi ishte pjesë e Fenerbahces për një sezon, për të kaluar më pas te Lazio për 20 milionë euro, derisa në edicionin që lamë pas ishte i huauzuar te Mallorca.