Arrestohet një 28 vjeçar pasi, përfitoi mbi 40 mijë euro duke mashtruar qytetarët për termin të vizave

Arrestohet një 28 vjeçar pasi, përfitoi mbi 40 mijë euro duke mashtruar qytetarët për termin të vizave

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar të 28 vjeçarin me iniciale A.B, pasi që i njëjti në intervale të ndryshme kohore nga muaji dhjetor i vitit 2021 e deri në muajin maj të vitit 2022, i kishte mashtruar 12 persona duke iu marrë shuma të ndryshme të parave dhe duke iu premtuar se do iu caktojë-rezervojë termine për viza pune në ambasadën e një shteti të huaj në Kosovë.

Sipas Policisë, shuma e përgjithshme që i ai dyshohet të ketë përfituar duke i mashtruar ankuesit është rreth 41100 euro.

“I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të angazhuar sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit të procedurave policore i njëjti është ndaluar për 48 orë me aktvendim të lëshuar nga Prokurori i shtetit”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Related Articles