Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në mëngjes në Vushtrri.
Atje një grua ka raportuar në Polici se disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpi dhe prej aty kanë vjedhur një pompë të ujit, një friz dhe një sasi mishi.
“VJEDHJE E RËNDË | Vushtrri 25.06.2022-09:00. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se persona të pa njohur me forcë kanë depërtuar në brendinë shtëpisë së saj dhe nga aty kanë vjedhur: një pompë të ujit, një friz dhe një sasi mishi”, thuhet në raport.