Një kompani amerikane ka nxjerrë në treg një parfum që mban aromë të pazakontë, atë të proshutës.
Wright N°100 është prodhuar për të festuar 100-vjetorin e kompanisë dhe kushton rreth 20 dollarë në faqen e internetit Wright100.com.
Parfumi është për të dyja gjinitë dhe është krijuar në bashkëpunim me Ann Gottlieb, e cila ka bërë edhe parfume për klientë si Britney Spears, Victoria’s Secret dhe Calvin Klein.
Përveç aromës së proshutës, parfumi ka edhe aromë molle dhe druri.