ZYRTARE: Valmir Veliu nga KF Llapi transferohet te skuadra e madhe turke

ZYRTARE: Valmir Veliu nga KF Llapi transferohet te skuadra e madhe turke

Valmir Veliu është futbollisti më i ri i klubit të madh turk, Gaziantep FK, raporton Gazeta Enigma.

22-vjeçari ka nënshkruar kontratë për tre vitet e ardhshme ku do ta djersitë fanellen e GFK.

Sulmuesi anësor ka qenë njëri ndër futbollistë më premtues viteve të fundit në futbollin kosovar.

Veliu me skuadrën e Llapit arriti të shkëlqej në edicionin e fundit ku në 31 ndeshje ai realizoi dhjetë gola dhe dhjetë asistime.

Kujtojmë që Veliu me pare ka mborjtur edhe ngjyrat e KF Ramiz Sadikut.

/Gazeta Enigma/

Related Articles