Katër alpinistë shqiptarë të cilët po eksploronin Valbonën mbetën të bllokuar për disa orë për shkak të terrenit të thepisur të zonës.
Policia e Tropojës ka njoftuar se falë ndërhyrjes së menjëhershme me helikopter, është bërë e nxjerrja e katër shtetasve.
Dy nga alpinistët janë transportuar me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë, derisa dy të tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Peleshi tha se alpinistët u shpëtuan në kohë rekorde.
“Ekuipazhi i helikopterit EC 135, i Forcës Ajrore bënë të mundur evakuimin e alpinistëve të lënduar në 2328 metra lartësi në majën e Zhaporres, në zonën e Valbonës. Në kohë rekord të dy alpinistët e bllokuar në një zonë të thepisur u dërguan për ndihmë në spitalin e Traumës. Mirënjohje pilotëve të Forcës Ajrore. Të angazhuar për një turizëm të sigurt në të gjithë Shqipërinë”- tha Peleshi.