Presidentja Osmani takohet me presidenten e Singaporit, pajtohen për bashkëpunim në disa fusha

Presidentja Osmani takohet me presidenten e Singaporit, pajtohen për bashkëpunim në disa fusha

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentes e Singaporit, Halimah Yacob.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka njoftuar se në takim ka potencuar mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme, nga politika e jashtme e deri te teknologjia, energjia, arsimi e shumë fusha të tjera dhe se ka marrë gatishmërinë për intensifikim të bashkëpunimit.

Postimi i saj i plotë:

Distanca gjeografike në mes të dy vendeve sfidohet gjithnjë nga afërsia e bashkëpunimi në mes miqve e partnerëve. Një fillim i shkëlqyeshëm i vizitës në Singapor ku u mirëprita nga Presidentja Halimah Yacob.

Singapori shquhet për zhvillimin dinamik, avancimin teknologjik dhe shndërrimin në një prej epiqendrave të aktivitetit ekonomik në Azi.

Në këtë kontekst potencova mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme, nga politika e jashtme e deri te teknologjia, energjia, arsimi e shumë fusha të tjera. Prandaj, kjo vizitë konfirmon gatishmërinë e dyanshme për intensifikim të bashkëpunimit.

Related Articles