Temperaturat e larta, IKSHPK bënë thirrje për kujdes: Shmangni ekspozimin në diell deri në orët e pasdites

Temperaturat e larta, IKSHPK bënë thirrje për kujdes: Shmangni ekspozimin në diell deri në orët e pasdites

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka dalur me disa rekomandime të cilat iu ndihmojnë qytetarëve për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta.

Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se duke u ekspozuar në diell për një kohë të gjatë mund të pësojmë goditje nga të nxehtit që çon në dehidrim të organizmit përcjellur me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale.

IKSHPK shton se personat e moshuar assesi nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10.00-17.00 , sidomos jo të moshuarit me sëmundje të zemrës ose ata me diabet.

“Temperaturat e larta që mbretërojnë në sezonin e verës ndikojnë negativisht në organizmin e njeriut sidomos te të moshuarit. Duke u ekspozuar në diell për një kohë të gjatë mund të pësojmë goditje nga të nxehtit që çon në dehidrim të organizmit përcjellë me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale.”

Related Articles