Kanë kaluar rrafsh 10 ditë, kur kryeministri Albin Kurti deklaroi para gazetarëve se brenda javës do të dërgojë te përfaqësuesit e kategorive të dala nga lufta një propozim lidhur me përfshirjen apo jo të tyre në Projektligjin për Pagën Minimale.
Kur do të dorëzohet dokumenti nuk dihet, por u tha se ai është gati.
”Ne kemi finalizuar një propozim konkret dhe përmbajtjesor dhe brenda një kohë shumë të shkurtër do ta ndajmë me përfaqësuesit e Organizatave të Veteranëve të Luftës”, ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu.
Përfaqësuesit e organizatave, që edhe sy me sy u takuan me Kurtin më 17 qershor, thonë se janë në pritje të kryeministrit.
Megjithatë përsërisin se janë të gatshëm për protesta, kur projektligji të shkoi në kuvend në miratim të dytë.
Në kësi forme veteranët shprehën pakënaqësinë edhe dy herë të tjera.